Tragjedia në Korenë e Jugut, presidentja:Të dënohen përgjegjësit

Presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-Hye ka dënuar ashpër sjelljen e një pjese të ekuipazhit të tragetit që u përmbyt javën e shkuar, duke e cilësuar atë si të ngjashme me një vrasje. Znj.Park tha të gjithë fajtorët për këtë incident tragjik do të marrin përsipër të gjithë përgjegjësinë “kriminale dhe civile” për veprimet e tyre. Ekipet e emergjencave vijonë orë pas ore të nxjerrin trupa të pajetë nga trageti i përmbytur. Numri zyrtar i viktimave deri më tani ka arritur në 64 ndërsa 238 persona ende rezultojnë të zhdukur, pjesa më e madhe e tyre studentë të shkollës së mesme në Seul. Ndërkaq policia ka mundur të zbardhë edhe qindra mesazhe që pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit i kanë dërguar familjarëve të tyre në minutat e para pas rrëzimit të tragetit Investigimet tashmë janë përqëndruar tek situata atmosferike, pasi për shkak të motit të keq dhe dallgëve të larta, dyshohet se anija mund të jetë anuar aq shumë, sa edhe është përmbysur megjithatë ka ende shumë dyshime për shkak se trageti është përmbysur në një thellësi deti 30 metra të thellë. Nën prangat e policisë ka rënë kapiteni i anijes dhe anëtarë të ekuipazhit, të cilët përballen me akuzat e neglizhencës dhe shkelje të ligjit detar. Ndonëse kanë kaluar 4 ditë kërkime intensive, ende 238 persona rezultojne të zhdukur ndërsa 174 janë shpëtuar pasi kanë dalë nga trageti momentet e para pasi ai është përmbysur.

Share Button