Tragjedia e Velipojës: Pas babait, vdes në spital edhe djali

Ka ndërruar jetë në spital Hektor Zenuni 33 vjeç, djali i Besnik Zenunit i cili ndërroi jetë më 30 korrik nga shpërthimi i gazit në lokalin e tij në Velipojë më 28 korrik.

Siç shkruajnë mediat shqiptare, 33-vjeçari prej disa ditësh po kurohej në një spital në Turqi për mjekim më të specializuar.

Hektor Zenuni kishte pësuar djegie në 85% të trupit dhe ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. I riu nuk i mbijetoi dot plagëve të marra nga shpërthimi i gazit.

Babai i tij Besnik Zenuni ndërroi jetë gjithashtu në spitalin e Traumës dy ditë pas tragjedisë në Velipojë.

 

Share Button