Tragjedi, merr flakë kulla shumëkatëshe në Londër

Një zjarr masiv ka përfshirë një bllok të një kulle në Perëndim të Londrës. Rreth 30 persona thuhet se janë dërguar në spitalin e Londrës të djegur, derisa 200 ekipe të shpëtimit janë në vendin e ngjarjes

Zjarri shpërtheu pak para orës 01:00 të mesnatës së mërkurës në Grenfell Tower në rrugën Latimer, pranë Notting Hill, transmeton Gazeta Express.

Kulla është të paktën 24-katëshe dhe përmban 120 apartamente.

200 zjarrfikës kanë luftuar me flakën me rreth 40 motor për fikje.

Shërbimi i Ambulancës në Londër thotë se rreth orës 01:29 kanë arritur në ndihmojnë 20 persona për t’i larguar nga vendi i ngjarjes.

Raportohet se shumë njerëz gjendjen ende brenda ndërtesës të zënë nga flaka.

Gazetari i The Guardian nga vendi i ngjarjes thotë se të paktën një njeri shihet në një dritare që po mban diçka në dorë dhe po kërkon ndihmë, transmeton Express.

Rrugët rreth kullës janë mbyllur dhe banorët e shtëpive përreth janë evakuuar.

Brigada e zjarrit në Londër thotë se në këto momente ende nuk e dinë se çfarë shkaktoi zjarrin.

Kryebashkiaku i Londrës, Sadik Khan, këtë ngjarje e ka shpallur si ‘incident i madh’,

Transporti për në Londër është ndaluar në rrethin Hammersmith dhe linjat e qytetit midis Mammersmith dhe Edgware.

Magjistralja është mbyllur në të dyja drejtimet.

Kulla Grenfell u ndërtua në vitin 1974, dhe viteve të fundit ishte rinovuar.

Policia Metropolitane ka dhënë një numër emergjent për të gjithë të interesuar për të dashurit e tyre

Share Button