Tragjedi e emigrantëve, 21 të vdekur

Në brigjet e Evropës, tragjeditë e emigrantëve nuk kanë fund. Të paktën 21 persona është bilanci i të vdekurve mëngjesin e sotëm në brigjet e Greqisë.

Lajmin e bën të ditur Roja Bregdetare Greke. Një gomone me 48 persona në bord është mbytur në afërsi të ishullit Farmakonissi. Shtatë prej atyre që ndodheshin në të janë të vdekur.

Ndërsa një tjetër mbytje gomonie është regjistruar në afërsi të ishullit Kalolimnos, ku kanë vdekur 14 emigrantë, ndërsa 26 të tjerë janë shpëtuar nga autoritetet greke.

Share Button