Trafiku i drogës, arrest me burg shqiptarit dhe pilotit italian

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë vendosi masën e sigurisë arrest me burg për 35-vjeçarin nga Kruja, Sajmir Bajrami dhe pilotin italian Giorgio Riformato të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike përmes Divjakës.

Sipas avokatit Sokol Hazizaj, Sajmir Bajrami nuk ka lidhje bashkëpunimi me pilotin e avionit që u bllokua në rërë dhe për këtë arsye ai kërkoi edhe vlerësim të gjendjes mendore të klientit të tij.

Ndërkohë seanca në ngarkim të italianit Giorgio Riformato është monitoruar nga përfaqësues të ambasadës italiane.

Ndaj shtetasit italian, gjykata caktoi gjithashtu masën arrest me burg, sikundër kishte kërkuar edhe organi i akuzës.

Italiani ka mohuar kategorikisht lidhjet me të pandehurin Sajmir Bajrami, duke deklaruar se ndodhej në Shqipëri për një udhëtim turistik.

 

Share Button