Totozani dënon dhunën e ushtruar ndaj nxënësve në Ostren

Avokati i Popullit, Igli Totozani ka reaguar këtë të premte në lidhje me dhunën e ushtruar nga mësuesi Agim Muça ndaj nxënësve të shkollës 9-vjeçare në fshatin Ostren, të Dibrës.

Totozani e konsideron këtë veprim si një akt kriminal dhe inkurajon organet e drejtësisë, që të zhvillojnë një hetim të plotë, të gjithanshëm dhe të shpejtë për dërgimin e tij përpara gjykatës.

Igli Totozani kërkon ndërhyrjen e strukturave arsimore, qendrore dhe vendore që të ndërhyjnë në mënyrë urgjente dhe të marrin të gjitha masat për të garantuar siguri dhe mësimdhënie në kushte normale dhe sipas standardeve, për fëmijët në të gjitha shkollat e vendit, në mënyrë të veçantë për ato në zona të thella.

 

Share Button