Toshiba vjen me laptopin e ri Ultra HD

Ringjallet Toshiba, pas një humbje të gjatë nga tregu kompjuterave.

Toshiba Satellite P55t do të jetë i parë kompjuter në treg që do të ketë ekran 4K Ultra HD, duke ofruar rezolucion katër herë më të madh, 1080 pikselë me densitet 282 pixelë për inç.

Ekrani i tij 15.6 inç ka Technicolor Color Certification, çka do të thotë se ngjyrat do të jenë më natyrale dhe më afër realitetit. Gjithashtu ofrohet edhe një kopje falas e Adobe Photoshop Lightroom 5.

Veçori të tjera të këtij laptopi janë edhe procesori Intel Core i7 Haswell, 16GB RAM, kartë grafike AMD Radeon R9 M265X, dhe 1TB hard drive. Të dhëna të tjera përfshijnë Windows 8.1, katër porta USB 3.0, tastierë me dritë, vend për kartë SD, 802.11ac Wi-Fi, lidhje HDMI.

Laptopi  Satellite P55t do të jetë i disponueshëm në faqen e Toshiba-së duke filluar nga java tjetër dhe do të kushtojë 1499 dollarë.

Share Button