Tornado në SHBA, 6 të vdekur

Një stuhi e cilësuar nga meteorologët si “veçanërisht e rrezikshme” ka goditur jugun dhe perëndimin e Shteteve të Bashkuara, duke vrarë të paktën 6 persona dhe duke plagosur shumë të tjerë në prag të Krishtlindjeve.

Tre persona mbetën të vrarë kur tornadot lëvizën përmes veriut të Misisipit, dy të tjerë në Tenesi dhe një në Arkansas. Autoritetet përgjegjëse kanë paralajmëruar për të paktën 20 tornado të fuqive të ndryshme.

Erërat e forta kanë shkaktuar ndërkohë dëme ndaj shtëpive të shumta.

Ndërkaq në një aeroport në veri-perëndim të shtetit avionët u përmbysën dhe u hodhën tej nga erërat e forta, duke plagosur një numër të pacaktuar njerëzish.

Share Button