Topalli:Tahiri dhe Kodheli, manekinë të Ramës

Ish kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli i ka cilësuar manekinë që urdhërohen nga kryeministri Rama, ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri dhe ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Sipas saj të dy ministrat duhet të ishin larguar nga posti, Tahiri pas daljes sms-së me kryeministrin Rama ndërsa ministrja Kodheli sepse gënjeu për akuzat ndaj ish ministrit Imami. Topalli shtoi me tej se kjo mazhorancë parlamentin e përdor vetëm për uzurpim institucionesh. “Që socialistët përfaqësohen nga njerëz jo socialistë, të paarsimuar, kjo është fyese. As kjo nuk është më e keqja. Mesa duket nuk ka mbërritur ende fundi. Përtej kësaj salle larg nga Blloku, ”Rogneri” e ”Sheratoni? Zhvillohet një realitet tjetër. Një ekonomist i huaj ua ka dhënë përgjigjen se do dështoi me 98% për nihilizmin e Ramës. Po të mos vjedhësh të thonë budalla. Po të thuash të vërteta të thonë ekstremist. Po të protestosh të kërcënojnë. Gënjeshtra është emri më elegant që mund ti vihet një qeverie që e ka mbytur droga. Çarë do ndodhte në një vend tjetër nëse ministri kapet me sms si rasti i Tahirit me Ramën? Largohet nga detyra. Por kur ministrja ka gënjyer për akuzat ndaj paraardhësit të saj? Normalisht shkarkohet. Pse nuk janë larguar? Ja u them unë pse. Këta nuk janë ministra janë manekinë që thonë e bëjnë çfarë u thotë bosi i tyre”, u shpreh Topalli.

Share Button