Tiranë, zjarri përfshin banesën, vdes i moshuari

Një i moshuar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka përfshirë banesën e tij.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnate në katin e dytë të një pallati në rrugën ‘3 Dëshmorët’ në Yzberisht.

Viktima mesohet se është shtetasi Fiqiri Koci 80 vjeç, i cili si pasojë e përhapjes së flakëve të mëdha nuk ka mundur të mbijetojë.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit ndërsa forcat e policisë kane nisur menjëherë hetimet.

Share Button