Tiranë, zjarr në biznesin e tapeteve, 2 të lënduar

Një zjarr i madh ka përfshirë një biznes privat në autostradën Tiranë-Durrës mëngjesin e sotëm.

Sipas raportimeve, flakët kanë përfshirë magazinën e një firme siriane të tapeteve dhe perdeve. Në vendin e ngjarjes shkuan 6 automjete zjarrfikëse si dhe forcat e policisë.

Ndërkohë për shkak të zjarrit dhe tymit, dy persona kanë mbetur të lënduar.

 

Share Button