Tiranë, vdes 20-vjeçarja, u hodh nga kati i 4 i pallatit

Një 20-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në kryeqytet.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Zef Jubani”, ku shtetesja me iniciale T.M ka rënë nga kati i 4 i një pallati.

Përplasja ka rezultuar fatale për 20 vjeçaren, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe nga hetimet paraprake të bluve dyshohet se viktima mund të jetë hedhur vetë.

Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Share Button