Tiranë, shpërthen automjeti, plagoset rëndë drejtuesi

Një automjet ka shpërthyer sot në Tiranë, në Rrugën e Qelqit të lagjes Kombinat.

Nga shpërthimi, që dyshohet të jetë shkaktuar nga një sasi eksplozivi ka mbetur i plagosur rëndë në këmbë drejtuesi i automjetit Erion Imeri, me profesion ushtarak.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e incidentit.

 

Share Button