Tiranë: Pranga kontabilistes dhe bashkëpuntorëve të saj

Në kuadër të operacionit të koduar “Kontabilisti” u arrestuan 56-vjeçarja Hazbije Leka me profesion kontabiliste, Ramazan Leka, 57 vjeç, ekonomist dhe Xhevat Benxhaj, 55 vjeç administrator i shoqërisë “Risa 2013”.

Sipas policisë ata kanë fshehur të ardhurat duke mos i deklaruar në organet tatimore si dhe kanë bërë shitje fiktive me fatura tatimore.

Policia ka dyshime se në këtë skemë, janë të përfshira edhe subjekte të tjera private të cilat kanë bashkëpunuar për të fshehur të ardhurat me studion e kontabilitetit te Hazbije Lekës.

Policia ka sekuestruar dokumente dhe kasa fiskale nga zyra e kontabilitetit në kuadër të hetimeve.

40 vula

10 kasa fiskale subjektesh të ndryshme

Blloqe tatimore

4 njësi kompjuterike

Server Materiale të gjendura në studion e kontabilitietit të Hazbije Lekës.

Ata akuzohen për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Share Button