Tiranë, polici i dehur rreh një shofer

Një efektiv i policisë së Tiranës është arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, pasi ka ushtruar dhunë ndaj drejtuesit të një automjeti.

Në pranga ka rënë polici Xhevdet Dedja, 46 vjeç, i cili në gjendje të dehur ka ndaluar në mënyrë arbitrare automjetin betoniere, me targa TR 1065 N, me drejtues shtetasin G.B, duke ushtruar dhunë ndaj tij.

“Më datë 28.04.2014 mbrëmë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, u arrestua në flagrancë shtetasi Xhevdet Ahmet Dedja, 46 vjeç, lindur dhe banues në Petrelë, Tiranë, me detyrë punonjës policie në Komisariatin Nr.1. Arrestimi i ti u krye sepse rreth orës 14.30, në rrugën dytësore Farkë – Krrabë, në fshatin Dobreshë, ka ndaluar në mënyrë arbitrare automjetin betoniere, me targa TR 1065 N, me drejtues shtetasin G.B, duke ushtruar dhunë ndaj tij. Nga kryerja e veprimeve hetimore e proceduriale rezultoi, se veprimet punonjësit e policisë ishin nën efektin e alkoolit.”- thuhet në njoftimin Policisë.

Mësohet se kjo nuk është hera e parë që konstatohet kryerja e veprimeve arbitrare nga ana e efektivit Dedja.

Share Button