Tiranë, përplasen dy urbanë në stacion

Mos respektimi i sinjalistikës rrugore si dhe gjendja e dehur e shoferit, ka sjellë për pasojë përplasjen e dy autobuzëve të transportit publik sot në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 në afërsi të Pallatit me Shigjeta, ku autobusi i Kasharit është përplasur me atë të Kinostudios, në dalje të stacionit të përbashkët të tyre në këtë zonë.

Paraprakisht mësohet se nga frenimi dhe përplasja 8 udhëtarë kanë marrë lëndime të lehta dhe gërvishtje, ndërsa dy urbanët kanë dëmtime të konsiderueshme.

Policia po kryen të gjitha procedurat hetimore në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar të dy drejtuesit e autobusëve për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

 

.

Share Button