Tiranë, përfshihet nga flakët një automjet

Një makinë është përfshirë nga flakët sot në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi në zonën e Oxhakut ku makina ka marrë flakë në pjesën e përparme të saj ndërsa fatmirësisht nga djegia e automjetit nuk ka persona të lënduar.

Paraprakisht mësohet se makina është përfshirë nga flakët për shkak të një defekti.

Ndërkaq policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share Button