Tiranë, panair për produktet artizanale

Eventi i emërtuar “Mozaik Kruje” i organizuar në Tiranë ka sjellë në një vend organizimin e disa aktiviteteve kulturore dhe artistike, ku në fokus është promovimi i produkteve artizanale shqiptare, raporton Anadolu Agency (AA).

Në panairin e produkteve artizanale janë ekspozuar kryesisht produkte të punuara dhe realizuara nga artizanët e Krujës.

Në ceremoninë e hapjes së aktivitetit të mbajtur në zonën e quajtur “Pazari i Ri”, në kryeqytetin e Shqipërisë merrnin pjesë drejtues të Bashkisë së Tiranës, Bashkisë së Krujës, Agjencisë për Zhvillim Rajonal, etj që organizojnë dhe mbështesin aktivitetin, si dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Andi Seferi, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, gjatë fjalës së tij theksoi se aktiviteti i sotëm është i rëndësishëm për promovimin e kulturës dhe traditës kombëtare.

“Sot ne do të kemi kohë dhe mundësi të shikojmë çdo element të traditës dhe kulturës kombëtare. Pazari i Ri është kthyer në një pikë të promovimit të vlerave kulturore jo vetëm për Tiranën, por për të gjithë qytetet e Shqipërisë që prezantojnë për qytetarët e Tiranës vlerat e tyre. Pazari i Ri është kthyer në një atraksion jo vetëm për promovimin e vlerave shqiptare, por edhe të huaja”, theksoi Seferi.

Për gjithë vizitorët kryesisht nga qytet i Tiranës fillimisht është bërë prezantimi i Panairit të produkteve artizanale dhe të kulinarisë. Pjesë e eventit që zgjat gjatë gjithë ditës janë edhe aktivitete të tjera artistike, si koncert më këngë dhe valle, improvizimi prodhimit të produkteve artizanale, etj.

Share Button