Tiranë, merret peng një person pranë shkollës “Bajram Curri”

Një person është rrëmbyer forcërisht në makinë nga disa persona të cilët më pas janë larguar.

Policia informoi se ngjarja ka ndoshur pranë shkollës “Bajram Curri” në Tiranë, ndërsa personi i rrëmbyer është identifikuar si Ylber Kera, 39-vjeç

Mësohet se ka qenë vetë fëmija i mitur, që ishte nën shoqërinë e të atit, i cili ka dhënë dëshminë në polici.

Policia bën të ditur se ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për kapjen e personave.

Share Button