Tiranë: Makina përplas biçikletën tek Unaza e Re

Një aksident është shënuar që në orët e para në kryeqytet, ku një mjet ka përplasur një biçikletë. Një makinë ka përplasur një person që udhëtonte me biçikletë në Unazën e Re.

Nga fotot duket makina e aksidentit me xhamin e përparmë të thyer, biçikleta në rrugë dhe shapkat e të plagosurit.

Blutë e Tiranës kanë nisur hetimet, ndërkohë që nuk ka ende detaje për autorin dhe personin që është përplasur.

Share Button