Tiranë, makina e ambasadës ruse përplas një këmbësore

Makina e ambasadës së Rusisë në Tiranë ka përplasur një këmbësore duke e lënë të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Pashko Vasa”, në zonën e ish-bllokut ku e plagosur ka mbetur një grua rreth 40 vjeçe, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur.

E plagosura është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

Policia ndërkaq ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

 

Share Button