Tiranë, kongres shkencor për gjuhën turke në Ballkan

Kongresi shkencor me temë “E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e mësimit të turqishtes në Ballkan”, ka mbledhur së bashkë në Tiranë, studiues, profesorë të turqishtes, përfaqësues të universiteteve nga Shqipëria, Turqia dhe më gjerë, dhe studentë të interesuar për turqishten.
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës dhe Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike pranë këtij fakulteti, Universiteti Sarkarya dhe Universiteti Medeniyet të Turqisë, organizuan në bashkëpunim kongresin e 3-të ndërkombëtar për mësimin e turqishtes në Ballkan si një gjuhë e huaj.

Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës, Prof. Dr Artur Sula, në fjalën e tij përshëndetëse, tha se kjo konferencë ka një rëndësi të veçantë sepse po organizohet për herë parë në Shqipëri për gjuhën turke, si gjuhë e huaj.
Gjuha turke është bërë shumë e afërt për shqiptarët, që sa vjen e bëhet më e qenësishme në Shqipëri, si nga mediat, aktivitetet ekonomike, etj. Objektivi kryesor i universiteteve shqiptare është orientimi drejt tregut të punës. Në këtë kontekst Fakultetin e Gjuhëve të Huaja e shikon shumë mirë të orientuar drejt tregut të punës. Fakulteti jonë do fillojë të përgatisë edhe mësues të gjuhës turke dhe këtë do ta realizojmë më mirë dhe në mënyrë cilësore nga bashkëpunimi me universitetet turke”, theksoi Sula.

Në ceremoninë e hapjes së kongresit shkencor për gjuhën turke në Ballkan foli edhe këshilltari dhe anëtari i bordit ekzekutiv të Fondacionit turk Maarif, Ahmet Turkben. Ai është ndaluar në punën e këtij fondacioni në botë, veçanërisht në Ballkan për ngritjen dhe ofrimin e procesit mësimor. Lidhur me FETO-n, ai ka theksuar se në vendet që kanë vizituar kanë shpjeguar veprimtarinë e organizatës terroriste FETO.

Në ceremoninë e hapjes së kongresit shkencor për gjuhën turke në Ballkan foli edhe këshilltari dhe anëtari i bordit ekzekutiv të Fondacionit turk Maarif, Ahmet Turkben (Ahmet Türkben). Ai është ndaluar në punën e këtij fondacioni në botë, veçanërisht në Ballkan për ngritjen dhe ofrimin e procesit mësimor, organizatën terroriste FETO, etj. Lidhur me FETO-n, ai ka theksuar se në vendet që kanë vizituar kanë shpjeguar veprimtarinë e organizatës terroriste FETO.

Share Button