Tiranë, grabitet një pikë bastesh

Një pikë bastesh është grabitur nga persona të veshur me uniformë ushtarake dhe të armatosur.

Ngjarja është shënuar sot në zonën e Kombinatit, pranë rrugës “Misto Mame” ku tre grabitësit që kanë qënë të armatosur kanë hyrë në pikën e basteve dhe kanë arritur të marrin aty një shumë të konsiderueshme parash.

Mësohet se nga kjo grabitje nuk ka persona të lënduar, ndërsa autorët kanë arritur të largohen me një makinë me targa të huaja.

Tre autorët kanë baraktisur makinën në zonën e Liqenit të Kasharit e cila është gjetur e djegur.

Ndërkaq mësohet se pika e basteve është në pronësi të biznesmenit Arben Frroku, i cili është nën akuzë si i dyshuar për vrasjen e kryekomisarit të Kombinatit, Dritan Lamaj.

Policia ndërkaq ka nisur punën për kapjen e autorëve.

 

Share Button