Tiranë, grabitet një argjendari

Një argjendari është grabitur sot pranë Gjykatës së Tiranës

Nga të dhënat e para mësohet se dy autorët ishin me skafandra motori dhe pasi kanë kryer grabitjen janë larguar nga vendngjarja me një motor të zi.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e autorëve.

Ndërkaq mësohet se dy autorët kanë arritur të grabisin 400 mijë lekë të reja nga argjendaria.

Share Button