Tiranë, gjendet një trup i pajetë

Trupi i pajetë i një personi është gjetur në një grumbull shkurresh në rrugën “Lord Bajron”, në kryeqytet.

Në vendngjarje, pasi kanë marrë njoftimin, kanë mbërritur njësitë e policisë dhe ambulanca e morgut.

Nga mbikëqyrja e kufomës është konstatuar se ajo i përket seksit mashkull, i moshës rreth 40 vjeç dhe me një gjatësi rreth 1 metër e 70 cm.

Për shkak të gjendjes së avancuar të dekompozimit të trupit ka qenë e pamundur të caktoheshin të dhëna të tjera, njofton tch.

Paraprakisht dyshohet që vdekja të ketë ndodhur për shkaqe natyrale, por një grup hetimor po vazhdon punën për identifikimin kufomës.

Share Button