Tiranë, gjendet i pajetë një person

Një person është gjetur i pajetë sot në kryeqytet.

Trupi i tij është zbuluar nga kalimtarët e rastit poshtë Urës Teknologjike ndersa mësohet se viktima është një i moshuar .

Ende nuk dihet identiteti dhe mosha e saktë e viktimës por policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke hetuar për të zbardhur shkaqet e vdekjes së tij.

Ndërkaq trupi i burrit të moshuar është transportuar për në morgun e spitalit të Tiranës, ku edhe do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Deri në këto momente dyshohet se bëhet fjalë për vdekje natyrale.

 

Share Button