Tiranë, forum diskutimi për zhvillimin e bujqësisë

Tiranë forumi i diskutimit “Asistenca për qytetarët-Bujqësia dhe Agrobiznesi”, ku në fokus të diskutimeve ishin shërbimet ndaj qytetarëve në vështirësi dhe fermerëve për zhvillimin e bujqësisë dhe agrobiznesit.

Të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve dhe të shoqatave të biznesit nga Shqipëria dhe Italia, ku diskutuan për bashkëpunimin midis dy vendeve në fushën e bujqësisë dhe agrobiznesit.

Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, në fjalën e tij në forum theksoi se ky këshill angazhohet që të gjitha shoqatat në fushën e bujqësisë të bashkëpunojnë ngushtë me njëra-tjetrën.

“Në Shqipëri kemi 354 mijë ferma, nga të cilat vetëm 30 mijë janë të formalizuara, pjesa tjetër janë ferma që punojnë për t’u vetëushqyer, ferma që punojnë për blegtorinë e tyre dhe një pjesë e kanë dhe për treg. Pikërisht kjo kategori mjaft e madhe që janë anëtarë të shoqatave tona, kanë nevojë eksperiencë”, deklaroi Rrapaj.

Në forumin e organizuar nga Instituti Kombëtar Italian i Asistencës për Qytetarët dhe Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, në bashkëpunimin me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, u diskutua edhe për politikat shtetërore për mbështetjen e familjeve fermere në Shqipëri, që kanë probleme me mangësitë në përdorimin e teknologjisë së përparuar dhe inovacionit si dhe me mungesa të financimit dhe fondeve.

4Y-1376228423-11-2017 14:17 Albania
Buletin
E Përgjithshme
Kategoria
E Përgjithshme
Tiranë, forum diskutimi për zhvillimin e bujqësisë

-Të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve dhe të shoqatave të biznesit nga Shqipëria dhe Italia, ku diskutuan për bashkëpunimin midis dy vendeve në fushën e bujqësisë dhe agrobiznesit.

TIRANË (AA) – U organizua sot në Tiranë forumi i diskutimit “Asistenca për qytetarët-Bujqësia dhe Agrobiznesi”, ku në fokus të diskutimeve ishin shërbimet ndaj qytetarëve në vështirësi dhe fermerëve për zhvillimin e bujqësisë dhe agrobiznesit, raporton Anadolu Agency (AA).

Share Button