Tiranë, ekzekutohet biznesmeni, në kërkim autori

Një biznesmen, pronar i një lokali në zonën e ish-bllokut u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Tiranë pasi u përfshi në një konflikt teksa po ndiqte ndeshjen në një lokal.

Ngjarja e rëndë ndodhi rteth orës 22:00 në lagjen “Ali Demi” ku 36-vjeçari Aurel Zenga është qëlluar për vdekje me 8 plumba pistolete .

Nga hetimet e deritanishme rezulton se autor i dyshuari është Agron Goxhaj, rreth 40 vjeç, i cili dyshohet se pasi ka kryer vrasjen është larguar në rrugicat e lagjes.

Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje për motive banale në një lokal, mes viktimës dhe 40-vjeçarit Goxhaj.

Policia ndërkaq ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

 

Share Button