Tiranë, ekspozitë për vulat e institucioneve të shtetit shqiptar

Muzeu Historik Kombëtar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë, organizojnë ekspozitën me temë “Vula të institucioneve të shtetit shqiptar”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekspozita është hapur sot gjatë një aktiviteti të mbajtur në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, ku të mbajtën një fjalë përshëndetëse drejtori i këtij institucioni, Dorian Koçi dhe kreu i Drejtorisë së Përgjithshëm të Arkivave të Shqipërisë, Ardit Bido.

Koçi theksoi se ekspozita merr një rëndësi të veçantë në kuadër të asaj që quhet “historia institucionale e shtetit shqiptar”. “Vulat që ne kemi zgjedhur janë vula të cilat tregojnë momente kyçe të historisë së shqiptarëve, të shoqatave patriotike të shqiptarëve, të qyteteve të ndryshme shqiptare”, u shpreh Koçi.

Ndërsa Bido, theksoi se vulat e ekspozuara janë shenjë e vetme e memories së administratës shtetërore që “ne do të mund t’iu trashëgojmë brezave në vijim.

Ekspozita që do të qëndrojë e hapur deri më 1 tetor është konceptuar në disa vitrina dhe vula të ndara sipas rendit kronologjik dhe tematik, duke filluar që nga viti 1912 dhe në vazhdim.

Ndërkohë, 71 vulat e prezantuara në këtë ekspozitë janë pjesë e fondit “koleksion vulash”, të cilat kanë qenë funksionale në periudha të ndryshme të historisë së shtetit shqiptar, ndërsa sot ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror.

Share Button