Tiranë, dy motorë përplasen kokë më kokë

Dy motorë u përplasën njëri me tjetrin, por fatmirësisht ka patur vetëm lëndime të lehta.

Aksidenti ndodhi në zonën e Shkozës, në orët e vona të mbrëmjes të së enjtes ku dy motorë u përplasën kokë më kokë. Në këtë aksident e plagosur ka mbetur vetëm një vajzë me dëmtime në krah. Vajzës së lënduar iu dha ndihma e parë nga një ambulancë, e cila e dërgoi për mjekim të plotë në spital.

Një nga motorat e përfshirë në aksident punonte si shërbim-taksi për një piceri në kryeqytet, kurse me motorin tjetër udhëtonte një banor i Shkozës.
Policia po punon për të zbuluar shkaqet e aksidentit, por mendohet të jetë shkak shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonin dy mjetet.

Share Button