Tiranë, autobusi përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë mesditë në kryeqytet.

Një 73-vjeçar ka humbur jetën, pasi është përplasur nga autobusi i Unazës. Ngjarja ka ndodhur pranë rrugës “Ferit Xhajko”.

Policia ka vajtur menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë shoqërimin e drejtuesit të automjetit, shtetasit Aleksandër Prenga.

Ndërkohë, viktima e aksidentit është identifikuar si shtetasi Sali Çena.

 

Share Button