Tiranë, autobusi përplas një këmbësor

Një 50-vjeçar është plagosur rëndë sot në Tiranë, pasi është përplasur nga autobusi i linjës Qendër-Sauk.

50-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën kur është përplasur nga urbani në “Rrugën e Elbasanit”.

Mësohet se i plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ndërkaq ka shoqëruar drejtuesin e autobusit ndërsa po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Share Button