Tiranë, arrestohet efektivi i policisë

Një efektiv i policisë është arrestuar mbreme ne flagrancë për ushtrim dhune në familje.

I arrestuari eshte Skender Sallahu, punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, i cili dyshohet se në datë 10.04.2014, ka kanosur bashkëshorten e tij për vrasje me armë zjarri në sy të fëmijëve të saj.

Sipas kallëzimit të bashkëshortes M.Sallahu ky veprim i tij është i përsëritur, pasi dhe në datë 03.04.2014 ajo e ka kallëzuar atë për kanosje serioze.

Ndërkohë, materialet e arrestimit ne flagrancë do t`i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në zbatim të procedurave ligjore.

Share Button