Tiranë, arrestohen dy persona për falsifikim

Dy persona janë vënë në pranga pasi iu gjet një sasi e madhe detergjenti të cilin e tregtonin të falsifikuar. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se janë arrestuar Vangjel Spiro dhe Blerim Abazaj.

Këta dy persona në garazhin e një pallati ambalazhonin detergjentë të falsifikuar me logon “Ariel”, dhe më pas i tregtonin si origjinale.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar tre fuçi 200 kg me detergjentë, një sasi detergjenti e ambalazhuar, një peshore elektronike si dhe disa pajisje për ambalazhim.

Mbi Spiron dhe Abazajn rëndojnë akuzat e shkeljes së të drejtës së pronësisë industriale, fshehje e të ardhurave dhe falsifikim të artikujve.

 

Share Button