Tiranë, “arrest me burg” për italianin Bottura

Gjykata e Tiranës ka caktuar paraditen e së enjtes masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin italian Stefano Bottura.

Bottura, i cili u arrestua dy ditë më parë, akuzohet për veprën penale të “mashtrimit kompjuterik”, me shuma të mëdha parash.

Por gjatë seancës Bottura nuk e ka pranuar akuzën duke thënë se ka qenë vetëm një gabim njerëzor.

 

Share Button