Tiranë – Adoleshenti me makinë përplas 14 vjeçarin në motor

Një djalë 19-vjeçar ka përplasur me makinë një të mitur që po udhëtonte me motor dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e së hënës (18 shtator), në bulevardin “Gjergj Fishta” të Tiranës.
“Rreth orës 11:00, në bulevardin “Gjergj Fishta”, shtetasi Kejvin Bliu, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka përplasur motorrin tip “Piaggo” me drejtues shtetasin e mitur me iniciale A. B., 14 vjeç dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”-raporton policia e Tiranës.
Më pas 19-vjeçari është ndalur dhe arrestuar nga shërbimet e policisë rrugore pranë D.V.P.Tiranë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i ngjarjes”.Oranews.tv/

Share Button