Tingujt muzikor, fetusi reagon ndaj tyre që në javën e 16-të

Një studim i ekspertëve spanjollë ka zbuluar se bebet në barkun e nënës reagojnë më herët sesa mendohej ndaj muzikës, që dëgjohet së jashtmi.

Ekspertë të Institutit “Marques” në Barcelonë gjatë ekzaminimit të kryer me mbi 100 gra shtatzëna, kanë arritur në rezultatin se bebet në barkun e nënës janë në gjendje të perceptojnë muzikën, që dëgjojnë nga jashtë, prej javës së 16-të teksa më herët mëndohej se kjo ndodhte në javën e 26-të të shtatzënisë.

Gjatë studimit, në skanimet me ultratinguj u arrit në përfundimin se fetuset e perceptojnë muzikën dhe nisin të lëvizin gojën e gjuhën e tyre sikur po përpiqen të flasin.

 

 

Share Button