Thirrje për mision paqeruajtës të OKB-së për muslimanët e Arakanit

OKB nuk ka vendosur në axhendën e saj çështjen, pavarësisht se në opinionin ndërkombëtar është kërkuar mbrojtja nga forca paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara (OKB) që muslimanët e Arakanit të strehuar në Bangladesh të rikthehen në shtëpitë e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Rupert Colville, në një deklaratë për AA tha se “ka nevojë që komuniteti ndërkombëtar ose Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara të garantojnë rikthimin e sigurtë në shtëpitë e tyre të muslimanëve të Arakanit”

Duke tërhequr vëmendjen se ka nevojë për ndërhyrje ndërkombëtare në rajon Colville, ai është shprehur se “disa refugjatë kërkojnë rikthimin në Arakan në mënyrë të siguritë dhe nënshtetësi të plotë.”

Pasi ka vënë në dukje se duhet kundërpërgjigje ndaj ngjarjeve të dhunshme në vend dhe për çështjen e sigurisë, Colville, ka shtuar se “refugjatët e Arakanit për një rikthim të sigurtë në shtëpitë e tyre kërkojnë Forcat Paqeruajtëse të OKB-së”.

OKB më parë ka njoftuar se sulmet e kryera ndaj muslimanëve në Arakan janë kryer në mënyrë të “organizuar, sistematike dhe të koordinuar”, janë dëbuar qëllimisht në Bangladesh dhe se rikthimi i tyre nëpër shtëpi është bllokuar me minat e vendosura në kufi.

Ndër të tjera duke bërë të ditur se në Arakan nuk po kryhet vetëm spastrim etnik, por edhe ai fetar, OKB-të kanë njoftuar se xhamitë në vend janë djegur dhe se janë dëmtuar librat e shenjtë të Kur-anit.

Në lidhje me operacionin e qeverisë së Mianmarit në Arakan, edhe Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut Zejd Ra’ad El Husejin, është shprehur se “Është një shembull i spastrimit etnik.”

Pavarësisht kësaj, OKB, e cila ka vlerësuar se janë krime kundër njerëzimit ngjarjet e dhunës të kryera ndaj muslimanëve të Arakanit në Mianmar, ende nuk i ka njohur si gjenocid përjetimet në rajon.

Ndërsa në anën tjetër pavarësisht se qindra mijëra muslimanë në Arakan të Mianmarit kanë nevojë për ndihma emergjente humanitare, vihet në dukje se ende pengohet hyrja e autoriteteve të OKB-së të cilat kryejnë punimet për ndihmat humanitare.

OKB me arsyetimin e sigurisë ose ka tërhequr personelin jashtë rajonit ose ka paralajmëruar që të punojnë në zyrë si dhe ka pezulluar shumë operacione për ndihma.

Gjenocidet në Bosnje dhe Ruandë përfunduan me forcën paqeruajtëse

Në Mianmar, nuk ka forcë të armatosur ndërkombëtare ose të pavarur për të parandaluar dhunën. Pra, kriminelët dhe viktimat janë lënë vetëm përballë njëri-tjetrit dhe nuk ka asnjë palë tjetër për të dëshmuar dhunën.

Ndaj forcave paqeruajtëse po bëhen thirrje për ndërhyrje emergjente në rajon në mënyrë që në Mianmar të mos ndodhin zhvillime me pasoja më të rënda si gjenocidet në Bosnje dhe Ruandë.

Gjenocidi në Bosnje u ndërpre nga NATO dhe gjenocidi në Ruandë përfundoi me Forcën Paqeruajtëse të OKB-së.

Sipas OKB-së ka arritur në 536 mijë numri i muslimanëve të Arakanit të cilët janë strehuar në Bangladesh pasi janë larguar nga ngjarjet e dhunshme të filluara në Mianmar që prej 25 gushtit.

Mijëra muslimanë të Arakanit kanë humbur jetën që nga 25 gushti si rezultat i sulmeve të ushtrisë së Mianmarit, e cila pohon se është duke luftuar me militantë të armatosur. Numri i saktë i viktimave ende nuk mund të verifikohet, për arsye se qeveria e Mianmarit nuk lejon hyrjen e organizatave ndërkombëtare.

Gjatë sulmeve të ushtrisë dhe budistëve radikalë janë djegur ose shkatërruar rreth 200 fshatra. Dhjetëra mijëra muslimanë nga Arakani (Rohingya) përpiqen ende të largohen nga rajoni për shkak të sigurisë së jetës. Civilët që largohen nga Mianmari kalojnë në Bangladesh përmes detit, lumit Naf dhe zonës malore.

Share Button