Thethi i izoluar nga dëbora, nis hapja e rrugës

Pas tre ditësh izolimi, ka nisur dje hapja e rrugës nga bora në zonën turistike të Thethit.

Mjetet e rënda të Autoritetit Verior të Rrugëve kanë filluar punën që mesditën e sotme dhe janë rreth 3km rrugë me trashësi 60 cm borë, që do hapen për të bërë të mundur lëvizjen e mjeteve në këtë aks.Prefekti i Shkodrës, Cesk Millja është shprehur se të gjitha strukturat janë të angazhuara për hapjen e rrugës.

Ndërsa drejtori i Autoritetit Verior të Rrugëve është shprehur se deri në fund të javës rruga do hapet plotësisht.

Share Button