Theron i merr rolin Brad Pitt në “The Gray Man”

Aktorja e famshme, Charlize Theron, raportohet se ka fituar rolin kryesor në “The Gray Man”, rol ky që ishte i krijuar për aktorin Brad Pitt.

Theron do të luajë rolin e një eksperteje të CIA-s të kthyer në vrasëse.
Në skenarin origjinal, protagonisti duhet të shpëtojë të bijat, të cilat nuk e dinte kurrë që i kishte, duke u ndjekur vazhdimisht nga armiqtë, raporton “Deadline”.

“The Gray Man” është një film i bazuar në novelën e Mark Greaneyt me të njëjtin titull.

Aktorja së fundmi ka interpretuar në filmin “Mad Max”, në rolin e një komandanteje, por ky rol është konsideruar si i zakonshëm nga kritikët.

Por ky triumf i grave përkundrejt burrave në Hollywood nuk është i pari.

Edhe në filmin “Salt”, roli kryesor ishte menduar të interpretohej nga Tom Cruise, por rolin e në fakt e mori ylli hollivudian, Angelina Jolie.

 

Share Button