Thatësira në Somali, pronarja e kopesë ushqen kafshët me kartonë

Fotografi i famshëm Yavuz Atalay gjatë qëndrimit të tij në Somali ka kapur imazhet e kafshëve të cilat në mungesë të vegjetacionit për shkak të thatësirës që ka përfshirë vendin, hanë kartonë të cilën ua japin pronarët në mungesë të çfarëdo lloji të ushqimit të kafshëve.

Në imazhet që ka regjistruar Atalay, një grua në Somali ushqen dhitë e saj me copa kartoni, në mungesë të degëve ose vendeve për kullotje. Kafshët e uritura dhe të sëmura ushqehen me kartonë.

Siç ka rrëfyer Atalay për gazetarin e Anadolu Agency (AA), në një fshat që ndodhet tetë orë nga qyteti Hargeis, ai u takua dhe filmoi somalezen Amina, e cila posedonte një kope prej rreth 100 dhishë, por tani i kanë mbetur vetëm një pjesë e asaj që kishte më parë.

“Amina për shkak të thatësirës ka humbur pjesën e madhe të kafshëve. Tani ka rreth 15 dhi, kurse për shkak të thatësirës i tërë rajoni ka mbetur pa vegjetacion. Në një vendbanim që ndodhet rreth dy orë nga fshati i saj, ajo ka gjetur kartonë dhe me ato ushqen dhitë, aq sa kanë mbetur. Në fshat kam parë shumë kafshë të ngordhura. Në mesin e tyre ka shumë deve”, tregon Atalay.

Atalay më parë gjatë qëndrimit të tij në Afrikë ka regjistruar fotografi prej të cilave më pas ka bërë ekspozitë. Të gjitha të ardhurat nga ekspozita i ka dhuruar për ndërtimin e një pusi në Somali, për çka edhe sivjet është kthyer në këtë vend duke realizuar qëllimin e tij të hapjes dhe ndërtimit të pusit nga i cili do të përfitojnë katër fshatra.

Share Button