Terrorizmi, Tahiri: Rritje të masave të sigurisë në vend

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka deklaruar mbrëmjen e së premtes se Shqipëria nuk është e përjashtuar nga rreziku i sulmeve terroriste.

Për këtë arsye, ka thënë ai, në të gjitha objektet e rëndësisë së veçantë dhe në ambjente të frekuentuara gjerësisht nga qytetarët do të ketë masa të shtuara sigurie.

Në këto të fundit, ka saktësuar Tahiri, përfshihen qendrat tregtare, këndet e lojrave të fëmijëve, sheshet publike, etj.

Këtë deklaratë ministri Tahiri e ka bërë nga qyteti i Durrësit, ku ka zhvilluar një takim me përfaqësues të biznesit, për të shkëmbyer mendime dhe konstatuar probleme.

 

Share Button