Tërnava vizitoi vendin ku do të rindërtohet xhamia e Ibrit

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka qëndruar sot për vizitë në veriun e Mitrovicës me ç’rast ka vizituar vendin ku dikur ishte xhamia e Ibrit, e cila ishte djegur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ai ka qenë i shoqëruar nga kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Ditë më parë, sekretari i Përgjithshëm i BIK-ut, Resul Rexhepi kishte deklaruar se në atë vend ka qenë xhamia dhe do të bëhet xhamia.

Share Button