Tërmeti në Nepal, nis shpërndarja e ndihmave në zonat e thella

Kanë nisur të mbërrijnë ndihmat në zonat e thella të Nepalit, të prekura nga tërmeti i fuqishëm i së shtunës, por ende shumë persona po vuajnë mungesën e ushqimit dhe ujit.

Zyrtarët thonë se shpërndarja e ndihmave në fshatra të caktuara është shumë e vështirë.

“Terreni është i pamundur në disa zona të thella dhe duhet shumë kohë të arrish atje. Nuk mund të ndihmojmë njerëzit pa qenë atje fizikisht. Trupat tona po bëjnë maksimumin”- ka deklaruar Jagdish Chandra Pokherel, zëdhënësi i Ushtrisë së Nepalit.

Tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi pranë kryeqytetit Katmandu mendohet se i ka marrë jetën më shumë se 5 000 njerëzve dhe janë plagosur rreth 10 000 të tjerë.

Nepali do të mbajë 3 ditë zi kombëtare për viktimat.

Share Button