Tërmet Peçi: Kërkesa e prokurorisë, tërësisht politike

Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, në një konferencë për shtyp pas kërkesës së prokurorisë për heqjen e mandatit të tij, ka deklaruar se kjo kërkesë është tërësisht politike.

“Jam i gatshëm të përballem me ligjin nëse do më kërkohet”, shtoi Peçi.

Para disa ditësh, Prokurori i Përgjithshëm i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ndërprerjen e mandatit për kryebashkiakët e Tepelenës dhe Poliçanit, Tërmet Peçi dhe Adriatik Zotka.

“Nga verifikimet e deritanishme që u janë bërë zyrtarëve të niveleve të ndryshme, prokurori i ka kërkuar KQZ-së heqjen e mandatit të kryebashkiakëve të Tepelenës dhe Poliçanit, të dyshuar për vepra penale që nuk i kanë deklaruar dhe njëherësh ka filluar procedimin penal për falsifikim dokumentash”, tha Llalla.

Share Button