Tërmet në Nepal, 700 viktima

Një tërmet prej 7.9 ballësh ka tronditur Nepalin, duke u marrë jetën rreth 700 personave, me bilancin që ka gjasa të rritet.  Epiqendra e tërmetit ka qenë në një zonë 77 kilometra në veri-perëndim të kryeqytetit Katmandu. Në zonën në fjalë, pallate të shumta janë shembur duke zënë poshtë banorët, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare. “Na duhet mbështetje nga agjencitë e ndryshme ndërkombëtare, që kanë aftësitë dhe pajisjet e duhura për t’u përballur me këtë lloj emergjence”, tha ministri i Informacionit, Minendra Rijal.
Tërmeti i fuqishëm shkatërroi edhe kullën Dharahara në Katmandu, ku banorët dolën nëpër rrugë, ndërsa të plagosurit u dërguan në spitalin kryesor. Rrjetet e telefonisë së lëvizshme kanë dalë nga funksioni.

Share Button