Tërmet në Greqi dhe Turqi

Një tërmet me madhësi 6.5 ballë të shkallës Rihter ka tronditur Greqine dhe viset perëndimore të Turqisë. Tërmeti ka ndodhur në afërsi të brigjeve të Greqisë në Detin Egje në mesditë sipas orës lokale. Dridhjet janë ndjerë në Athinë dhe Stamboll dhe kanë tronditur krahinat e Trakës dhe të Egjeut. Instituti amerikan i Vëzhgimeve Gjeologjike tha se tërmeti ishte i shkallës 7.2 ballë ndonëse autoritetet turke dhe Instituti Gjeodinamik i Athinës raportuan se ai ishte 6.5. Tërmeti filloi 18 kilometra në largësi nga bregdeti jugor i Greqisë, në afërsi të ishullit të Samotrakit, dhe zgjati përafërsisht 20-30 sekonda. Deri më tani nuk ka raportime për të plagosur apo për dëme në ndërtesa.

Share Button