Tepelenë: Vatër zjarri në fshatin Buz, banorët në luftë me flakët

Për më shumë se dy orë zjarri i rënë në Tepelenë në zonën “Cuka e Bukur” në fshatin Buz, vazhdon të djegë çfarë i del përpara.

Ndonëse zjarri ka rënë që rreth orës 14:00, akoma asnjë zjarrfikëse nuk ka shkuar në vendngjarje për të normalizuar situatën e për të fikur flakët.

Janë fshatarët ata që po mundohet të shuajnë flakët, të cilat rrezikojnë të shkojnë edhe drejt qendrës së banuar, ndërsa kërkojnë reagimin e organeve kompetente.

Nga zjarri rrezikohen të marrin flakë arat që janë pranë pyllit si dhe mali pranë fshatit.

Share Button