Tepelenë, shkatërrohet parcela me kanabis

Policia e Tepelenës ka asgjësuar sot një parcele me 850 fidanë kanabis sativa në fshatin Dilan të komunës Kurvelesh.

Mësohet se lënda narkotike ishte e mbjellë në gota plastike, ndërsa asgjësimi u bë përmes djegies.

Mësohet se janë identifikuar autorët e kultivimit të lëndës narkotike si dhe po punohet për kapjen e tyre.

Asgjësimi i lëndës narkotike në fshatin Dilan në komunën Kurvelesh të Tepelenës, vjen në kuadër të aksionit të nisur nga Policia e Shtetit në të gjithë territorin për parandalimin e kultivimit të lëndës narkotike.

 

Share Button