Tepelenë, shkatërrohen 3500 fidanë kanabis sativa

Policia e Tepelenes ka shkatërruar sot 3500 fidanë kanabis të mbjella në gota plastike.

Bashkë me fidanët janë shkatërruar edhe tubat e ujit që shërbenin për vaditjen e kanabisit.

Ndërkaq mësohet se janë identifikuar autorët e kultivimit të bimës narkotike dhe policia po punon për arrestimin e tyre.

Aksioni i sotëm në fshatin Gusmar, në zonën e ish-minierës së fosforit në Tepelenë është në kuadër të aksionit të policisë në të gjithë territorin e vendit për asgjësimin dhe parandalimin e bimëve narkotike.

 

Share Button